Merdani lindi ne 17 prill 1931 ne Zerqan, fshat me tradita në arsim dhe kulturë. Pasi mbaroi shkollën 7 vjeçare, Merdani vazhdoi studimet e mesme në Politeknikumin e Tiranës. Aty Merdani shquhet për aftësi organizative dhe drejtuese. Si rrjedhoje mbas mbarimit të shkollës, Merdani ngarkohet me ngritjen e shkollës bujqësore në Golem. Më pas ai emërohet në ministrinë e bujqësisë. Mbas një viti Merdani filloi studimet e larta për inxhinieri mekanike në Bullgari të cilin e mbaroi me rezultate të shkëlquera. Pas rikthimit në Shqipëri, ai emërohet inxhinier në SMT e Fushëkrujës, dhe më pas në SMT e Mamurrasit. Në kete periudhe njohu dhe krijoi familje me shoqen e tij të jetës Shpresën. Më pas Merdani ngarkohet me ngritjen e SMT në Rrëshen si kryeinxhinier i saj ku u shqua për inovacion në punë. Mbas disa vitesh eksperiencë, ai transferohet në Tiranë në shkollën e mesme Bujsësore e më pas ne shkollën e Ekonomisë Komunale si Nëndrejtor. Gjatë viteve në arsim u shqua për arritje të mira në pedagogji dhe përgatitje të mira metodike dhe shkencore, me anë të të cilave u nderua me medaljen « Naim Frashëri », klasi i 3të. Profesor Merdani kujtohet vit pas vitesh nga brezat e shumtë te nxënësve të tij. Gjatë gjithë jetës së tij Merdani ka punuar me përkushti, përgjegjësi dhe ndershmëri të lartë, duke kontribuar në edukimin e fëmijëve dhe nipërve të tij.
Lire moins